1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Procesi zgjedhor në veri, ministri Sveçla: Policia e MPB në dispozicion të KQZ-së

Procesi zgjedhor në veri, ministri Sveçla: Policia e MPB në dispozicion të KQZ-së

featured

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot në mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, tha se Policia e Kosovës dhe MPB janë vënë në dispozicion të KQZ-së, që zgjedhjet në veriun e vendit të vijojnë dhe përfundojnë suksesshëm.

“Për ne është imperativ që këto zgjedhje të mbahen në një atmosferë të qetë, të sigurt, qoftë për organizatorët apo edhe për qytetarët atje. Janë çështje e vendimeve politike, të subjekteve të caktuara të cilët duan apo nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje”, tha ai.

Sipas tij, institucionet e Kosovës po vazhdojnë organizimin ashtu siç është më së miri.

Procesi zgjedhor në veri, ministri Sveçla: Policia e MPB në dispozicion të KQZ-së
|