Për përdoruesit e Twitter Blue në SHBA, limiti i karaktereve prej 280 ka qenë një gjë e së kaluarës dhe që prej muajit Shkurt mund të postonin cicërima me deri në 4 mijë karaktere.
Tani kompania ka dyfishuar limitin duke lançuar mbështetjen për cicërimat deri në 10 mijë karaktere të gjata. Gjithashtu uebsajti tashmë mbështetet formatimin e trashë dhe të pjerrët të tekstit duke ndihmuar krijuesit të përdorin këto elemente për të ndarë blloqet e mëdha të tekstit.
Shefi i Twitter Elon Musk njoftoi i pari se uebsajti do ti bënte të disponueshme cicërimat në format më të gjatë një muaj pasi u zgjerua në 4 mijë karaktere.
We’re making improvements to the writing and reading experience on Twitter! Starting today, Twitter now supports Tweets up to 10,000 characters in length, with bold and italic text formatting.
Sign up for Twitter Blue to access these new features, and apply to enable…
— Twitter Write (@TwitterWrite) April 14, 2023
Limiti i ri prej 10 mijë karakteresh duket i tepruar për shumicën e përdoruesve. Janë afro 2 mijë fjalë të mjaftueshme për një ese të gjatë.
Duke rritur limitin e karaktereve për përdoruesit e Blue si dhe ofruar mundësinë për të postuar video disa orë të gjata, Twitter ju jep krijuesve më shumë mënyra për tu angazhuar me abonentët e tyre të cilët mund të paguajnë 3, 5 dhe 10 dollarë për përmbajtje ekskluzive. /PCWorld Albanian