Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, kanë qenë bashkë sot në Universitetin e Tetovës (UT).
Ata kanë marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar ish-studentit të këtij Universiteti, Alban Ajeti, i cili si pjesëtar i UÇK-së ka humbur jetën në vitin 1999, në luftimet me forcat serbe. Para luftës në Kosovë ai ka qenë student i Fakultetit të Mjekësisë në UT.
Ndryshe, Alban Ajeti u lind më 5 Shtator në 1978 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjilan, ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin e Mjekësisë- Dega e Farmacisë në Universitetin e Tetovës në vitin shkollor 1996/1997.



