1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Kryeministri Kurti emëron Bekim Qokun këshilltar për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Kurti emëron Bekim Qokun këshilltar për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

featured

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Bekim Qokun, këshilltar të jashtëm politik për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë të premten, emërimi i Qokut është bërë në funksion të zgjerimit dhe të thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.

“Kryeministri Kurti i uroi Qokut suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti emëron Bekim Qokun këshilltar për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut
|