Bayern Munchen me gjobë të majme për Sadio Mane

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Bayern Munchen ka vendosur të ndëshkojë me një gjobë të majmë sulmuesin Sadio Mane, pasi goditi me grusht shokun e tij të skuadrës, Leroy Sane, pas humbjes 3-0 të bavarezëve ndaj Manchester City, në çerekfinalet e Champions League.

Me një komunikatë për shtyp, Bayern njoftoi se senegalezi nuk do të grumbullohet për ndeshjen ndaj Hoffenheim për “sjellje të gabuar” dhe shtoi se do të “gjobitet”.

Sipas “Bild”, gjoba do të jetë e majme, plot 500 000 euro. Bëhet fjalë për një gjobë historike, që tregon edhe nivelin e pakënaqësisë së klubit me gjestin e Sadio Mane.

Të enjten, CEO Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic organizuan mbledhje me të dy lojtarët, ku mësohet se Mane ka kërkuar falje.

Bayern Munchen me gjobë të majme për Sadio Mane
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *