Tajvani nis përgatitjet për “katastrofën”, stërvitje me popullsinë civile!

featured

Provokimet nga ana e Kinës kanë qenë të vazhdueshme sidomos këto dy vitet e fundit; por këtë herë situata duket më e rrezikshme se kurrë në Tajvan.

Sesa seriozisht po i marrin kërcënimet e Pekinit autoritetet tajvaneze, këtë e dëshmoi qartë stërvitja masive e organizuar në ishull me punonjës të ndërhyrjes të shpejtë dhe popullsisë civile, e cila simulon skenarë emergjence që përfshijnë sulmet me raketa dhe sulmet kimike.  Në të gjithë Tajvanin po organizohen simulime të tilla të cilat synojnë përgatitjen e civilëve për katastrofa të mundshme, siç thonë zyrtarët vendas.

Anije luftarake dhe avionë kinezë kanë vazhduar të shihen përreth Tajvanit edhe pse Pekini i ka shpallur tashmë të mbyllura lojërat e tij masive të luftës. Përgjatë stërvitjeve tre ditore, forcat kineze u përgatitën të shenjtëronin objektivat kyçe dhe bllokimin e ishullit të vetëqeverisur.

Një ditë më parë, Kina njoftoi se do të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit në veri të Tajvanit. Mbyllja e qiejve, sipas saj,  është e lidhur me stërvitjet ushtarake. Kufizimet, sipas Tajpeit, do të jenë në fuqi për 12 orë gjatë së dielës.


Top Channel

Tajvani nis përgatitjet për “katastrofën”, stërvitje me popullsinë civile!
|