Rreth 100 qytetarë serbë kanë bllokuar sot rreth orës 14:00 magjistralen Mitrovicë-Leposaviç, në shenjë revolte pas plagosjes së një qytetari serb nga ana e policisë dy ditë më parë.
Ata kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Shkoni nga këtu”, “Këtu nuk është vendi juaj”, “Evropë, po gjuajnë mbi ne”, ndërsa kanë nënshkruar edhe një peticion ku kërkohet largimi i forcave speciale të Kosovës nga veriu.
Protesta ka zgjatur rreth një orë. Në këtë protestë kanë marrë pjesë pothuajse të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe.
Top Channel