Osmani në takim me kreun shtetëror të Armenisë

featured

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryetari aktual i OSBE-së, sot përfundon turneun e tij katërditor nëpër vendet e Kaukazit Jugor me një vizitë në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, ku do të ketë takime me kreun e shtetit armen dhe përfaqësues të Ansamblesë Kombëtare të Armenisë, informon PRESSonline.al.

Siç njoftoi MPJ, pika kryesore e bisedës në takimet me Osmanin do të jetë gjendja aktuale e marrëdhënieve armeno-azerbajxhanase dhe roli i OSBE-së dhe anëtarëve të saj në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Kaukazit Jugor, si dhe më gjerë në rajonin e Organizatës.

Për këto çështje Osmani do të diskutojë me presidentin e Armenisë, Vahan Khaçaturian, kryeministrin Nikol Pashinyan, ministrin e Punëve të Jashtme Ararat Mirzoyan dhe anëtarët e delegacionit të Asamblesë Kombëtare të Armenisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Në tri ditët e kaluara, Osmani ishte në një vizitë dyditore në Gjeorgji dhe një ditore në Azerbajxhan, ku në takimet me autoritetet kombëtare në të dyja vendet përcolli mesazhet se prioritetet e OSBE-së dhe veçanërisht në agjendën e Kryesisë së Maqedonisë së Veriut me Organizatën, është vendosja e stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në rajonin e Kaukazit Jugor. / PRESSonline.al

Osmani në takim me kreun shtetëror të Armenisë
|