Nëntë kandidatë “shkojnë” në prokurori/ Dyshime për pastërtinë e figurës, do verifikohen

featured

Partitë politike dështuan të hartojë  lista të pastra  kandidatësh edhe në këto zgjedhje.  

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dërgoi në dyert e Prokurorisë  29 kandidatë, 9 prej të cilëve  synojnë karrierë kryebashkiaku. E shkuara problematike vijon të përndjekë të majtë dhe të djathtë pa përjashtim në zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi: Ka nevojë për  verifikim  të thelluar  të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit.

Në organet e drejtësisë  përfunduan edhe tre kandidatët më të sulmuar ditët e fundit. Rezeart  Tusha i cili garon në Shijak për llogari të Berishës dhe Metës. Kreshnik Hajdari që synon Kuçovën në emër të Edi Ramës dhe Agron Kapllanaj kandidat i PD zyrtare në Mallakastër. Të njëjtin fat nuk e pati socialisti Qerim Ismaili, rrugëtimin e të cilit drejt zgjedhjeve do e vendosë Komisioneri.

Indrit Sefa, Juristi i PD-së zyrtare: Ky nuk është për verifikim,  por është për ndalim. Ky është dënuar me 6 muaj burg në bazë të ligjit nuk duhet të kandidojë. Periudha  e ndalimit i mbaron me 29 mars kur t’i mbarojë le të vijë dhe votohet. Por,  ligji është për t’u respektuar jo për t’u interpretuar.

Ëndrra për t’u bërë kryebashkiak bëri që 5 deputetë të heqin dorë nga mandati i deputetit dhe të zëvendësohet nga kolegët pasues.

Nga lista e deputeteve që ikin dhe vijnë surprizoi Ilir Beqaj i cili refuzoi të marrë mandatin e Benet Becit në Shkodër duke i lënë vendin Frrok Gjinit. Belind Këlliçi do zëvendësohet nga Asllan Dogjani, ndërsa Luçiano Boçi nga Qani Xhafa. Ludovik Hasani zëvendëson Zef Hilën ndërsa vendin e Besjan Ajazit do e zërë Shkëlzim Bullari.


Top Channel

Nëntë kandidatë “shkojnë” në prokurori/ Dyshime për pastërtinë e figurës, do verifikohen
|