Brahim Diaz fantastik, Benacer finalizues i saktë. Milani rrëmben një fitore që mund të vlejë shumë për kualifikimin drejt gjysmëfinales së Champions League ku shpreson në një derbi milanez.
Në “San Siro” kuqezinjtë fitojnë minimalisht me golin e pjesës së parë por i heqin Napolit edhe dy lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit si Kim apo Anguissa, i pari që plotësoi numrin e kartnëve të verdhë dhe i dyti që ka skuadrën me 10 lojtarë në minutat e fundit.
Pa Osimhen në sulm dhe me Kvaratschkelia-n të izoluar, Napoli nuk tregoi asgjë nga paraqitjet e këtij sezoni duke rënë sërish në grackën e Milanit që pak ditë më parë e mundi edhe në shtëpi 4-0 por për llogari të kampionatit.
Në krahun tjetër, Diaz ishte frymëzuesi i vërtetë i skuadrës së Stefano Piolit që mund të kishte shënuar edhe më shumë se 1 gol nëse do të kishte pasur më shumë qetësi. Gjithsesi, me këtë rezultat, të dyja skuadrat do të shkojnë pothuajse në një përballje të hapur edhe të martën e ardhshme.