1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Lidhja Demokratike mori njoftim për t’u larguar nga hapësirat shtetërore ku ndodhet selia e partisë

Lidhja Demokratike mori njoftim për t’u larguar nga hapësirat shtetërore ku ndodhet selia e partisë

featured

Lidhja Demokratike, parti e larguar së fundmi nga koalicioni qeverisës, është njoftuar se do të duhet të largohet nga hapësira ku ndodhet selia e partisë. Hapësira të cilën kjo parti e përdor për gati 16 vite ishte në pronësi të shtetit dhe për të i paguante në mënyrë të rregullt qiranë Shoqërisë Aksionare për administrimin e hapësirës shtetërore të biznesit. Partia opozitare dje ka marrë njoftim se për shkak të vëllimit të shtuar të punës, për të cilin kërkohet një numër më i madh i punëtorëve të punësuar në ShA për menaxhimin e objekteve shtetërore afariste – Shkup, është dashur që LD të fillojë përgatitjet për kthimin e lokalit afarist në posedim të Shoqërisë Aksionare, transmeton DW.

Lidhja Demokratike mori njoftim për t’u larguar nga hapësirat shtetërore ku ndodhet selia e partisë
|