Kurti nesër takon Abazoviqin, nënshkruajnë marrëveshjen për Shërbime Ajrore

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë nesër në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe do të nënshkruajnë marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Kështu bëhet e ditur përmes një komunikate për media të zyrës së kryeministrit.

Kjo është komunikata e plotë:

NJOFTIM PËR MEDIA

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 14.4.2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Me këtë rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

Pas takimit, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë, Abazoviq do të kenë deklarim për media.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA:09:00

Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Kurti nesër takon Abazoviqin, nënshkruajnë marrëveshjen për Shërbime Ajrore
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *