Maqedonia e Veriut i zbaton të gjitha masat kufizuese në lidhje me Rusinë dhe kur të miratohet një masë specifike apo ndalim i përdorimit të Kaspersky në nivel të BE-së, atëherë ata do t’i zbatojë edhe ajo, kanë deklaruar nga Qeveria. Siç ka raportuar Radio Evropa e Lirë softueri rus përdoret në institucione, megjithëse është në “listën e zezë” në shumë vende, informon PRESSonline.al
Kur BE-ja ndalon softuerin rus antivirus Kaspersky, “do të merren masa adekuate në nivel kombëtar”, kanë deklaruar nga Qeveria për REL.
Në përgjigjen e tyre thuhet se “Maqedonia e Veriut zbaton të gjitha masat kufizuese të BE-së në lidhje me Rusinë” dhe kur të miratohet një masë specifike ose ndalim i përdorimit të softuerit Kaspersky në nivel të BE-së, do të merren masat e duhura.
“Në përgjigjen e Qeverisë thuhet se edhe pse nuk ka asnjë ndalim apo rregullore brenda BE-së apo NATO-s për përdorimin e Kaspersky, diskutimet janë duke vazhduar në nivel të BE-së, NATO-s dhe SHBA-së për këtë çështje.Vendi ynë do të bashkohet në zbatimin e vendimeve, pra masave që do të merren”, thuhet në reagimin e qeverisë.