Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca mëngjesin e sotëm do të takohet me ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Peter Hummelgaard dhe Komisionin për Legjislacion të Parlamentit të Danimarkës.
Kështu është bërë e ditur nga webfaqja e Kuvendit të Kosovës ku sipas tyre takimi do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në sallën C301.
Ndërsa sipas Agjendës së publikuar thuhet se “Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!”
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë i Kuvendit të Kosovës:
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Peter Hummelgaard dhe Komisionin për Legjislacion të Parlamentit të Danimarkës
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!
Vendi: C301Koha: 09:00