1. Lajme
  2. SHËNDETI
  3. Krijohen sytjenat që zbulojnë kancerin e gjirit!

Krijohen sytjenat që zbulojnë kancerin e gjirit!

featured

Një djalë i ri, ka bërë një zbulim revolucionar për shëndetin e gruas kudo në Botë. Ai ka krijuar një palë sytjena, të cilat mund të detektojnë nëse femra ka kancer në gji.

Ky lloj i kancerit shfaqet si pasojë e  ndryshimeve gjenetike në disa seri të qelizave të gjirit. Si rezultat, qelizat e qumështit fillojnë të rriten në mënyrë jonormale.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kanceri i gjirit është lloji i kancerit me të cilin gratë përballen më së shumti. Besohet se, çdo vit, 1.38 milion raste të reja janë konfirmuar dhe 458 mijë prej këtyre rasteve çojnë në moette.

Kjo është një sëmundje që aktualisht merre shumë jetë brenda vitit. Sidoqoftë, në kohën e diagnozës së hershme, shanset e shërimit janë shumë më të larta, prandaj është e rëndësishme për gratë që të kontrollojnë trupin e tyre, veçanërisht me anë të palpimit, të paktën një herë në muaj nga mosha 20 vjeçare e tutje.

Por, një zbulim i ri mund tu japë të gjitha grave një shpresë, që sa më herët të detektojnë këtë sëmundje dhe të fillojnë trajtimin për shërim.

Julian Rios Cantu, një djalë 18 vjeçar meksikan, ka krijuar një palë sytjena që mund të zbulojë kancerin e gjirit sapo të fillojë të shfaqet.

Historia e tij është shumë emocionale. Këtë aplikacion ai nisi ta zhvilloj kur nëna e tij po e luftonte këtë sëmundje të tmerrshme. Ajo kishte nevojë për mastektomi të dyfishtë, pra heqje të dy gjinjve, në mënyrë të mund të jetonte.

Kështu, ai u dha shumë kohë pas këtij aplikacioni, sepse nuk donte  të shihte gratë e tjera të kalonin nëpër të njëjtën situatë që nëna e tij kishte përjetuar për shkak të një diagnoze të vonshme, prandaj, në moshën 17-vjeçare ajo filloi Hygeia Technologies, që do të punoj ekskluzivisht për shpëtimin e jetërave të shumë grave që kanë rrezik të përballen nga ky lloj kanceri.

Julianit iu mundësua të krijonte sytjenat EVA. Këto sytjena janë të pajisura me 200 biosensorë që monitorojnë temperaturën, formën dhe peshën e gjinjve të gruas. Gratë duhet ta përdorin atë prej 60 deri në 90 minuta në javë, për të zbuluar ndryshimet e mundshme në gjinjtë  e tyre.

Çdo ndryshim që ndodhë në gjinjtë tuaj kalon në aplikacion, i cili përpunon të dhënat dhe i analizon ato.

Ky aplikacion po vlerësohet si një mundësi e shkëlqyer për të shpëtuar jetën e shumë grave anembanë botës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Krijohen sytjenat që zbulojnë kancerin e gjirit!
|