Escobar me opozitën, jo Berishën/ I dërguari i SHBA-së për Ballkanin takon Alibeajn dhe Metën

featured

Nga vizita e fundit e të dërguarit të Uashingonit Gabriel Escobar, shumë ujëra kanë rrjedhur në radhët e opozitës, por ajo që nuk ka rrjedhur është qëndrimi amerikan për Sali Berishën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin vetëm ata demokratë që ndjekin linjën pro amerikane në Partinë Demokratike që sot drejtohen nga Enkelejd Alibeaj.

Me zgjedhjet pas porte amerikanët përforcuan izolimin ndaj liderit historik të demokratëve, i shpallur ‘non grata’, por ndryshe vepruan me Ilir Metën. Dikur  amerikanët e përjashtonin nga agjenda ndërsa sot, kur ish-Presidenti ka marr frenat e ish krijesës së tij dhe ka zbritur në fushëbeteje si opozitar acari amerikan për Ilir Metën ka marr fund.

Porosi amerikane ishte e njëjtë për të gjithë palët politike, kandidat të pastër dhe pa probleme. Por, porositë për Metën vijuan përtej minutazhit të takimit në shkallët e selisë.

Gabriel Escobar la një shteg hapur për Ilir Metën.

“See you soon (shihemi së shpejti)”, tha ai.

Ilir Meta preferoi të mos japë detaje mbi bisedën me Escobar por zgjodhi ti përcjellë një mesazh qetësie aleatit te tij  që është  i padëshiruar nga amerikanët.

“Ju ftoj të gjithëve në stadium, të gjithë atje (përshëndet me dy gishta)”, u shpreh Meta.

Jo vetëm zgjedhjet, fokusi i të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin  ishte dhe siguria në rajon, me të cilën diskutoi me Ministren e Jashtme.


Top Channel

Escobar me opozitën, jo Berishën/ I dërguari i SHBA-së për Ballkanin takon Alibeajn dhe Metën
|