Bayern pësoi një humbje të rëndë në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Përveç katastrofës sportive, pas përfundimit të ndeshjes ka pasur edhe një skandal në zhveshtore.
Pas fishkëllimës së fundit, ka pasur një debat fizik mes Sadio Mane dhe Leroy Sane”, raporton “Sky”.
Shkaku është një skenë në minutën e 83-të kur Sane u grind me senegalezin sepse ai nuk ia pasoi topin.
Në dhomën e zhveshjes së Bayernit, Mane e goditi me grusht në fytyrë gjermanin duke e lënë atë të përgjakur në buzën e tij. Të dy yjet u desh të ndaheshin nga shokët e skuadrës derisa Sane u ul në tavolinë duke e mbajtur dorën te goja e tij.
Gjiganti bavarez ende nuk ka komentuar këtë incident, por që raportohet se Mane mund të pezullohet për disa ndeshje./KP