1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Bërnabiq paralajmëron serbët në Kosovë: Llogarisni në Qeveri, aq sa llogarisni te Presidenti

Bërnabiq paralajmëron serbët në Kosovë: Llogarisni në Qeveri, aq sa llogarisni te Presidenti

featured

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq sot pas takimit të presidentit serb Aleksander Vuçiq dhe anëtarëve të Qeverisë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha se Qeveria do të veprojë sipas konkluzioneve të mirtuara në mbledhje.

Ajo tha se ndër to është formimi urgjent i Bashkësisë së Komunave Serbe, si dhe tërheqja e njësisë speciale policore nga veriu i Kosovës- raporton KO.

“Ky është një nga rastet e rralla kur kanë ardhur të gjithë ministrat. Kjo tregon se sa e rëndësishme është Kosova për ne, popullin tonë dhe çfarë thoni ju. Do të veproj me të gjithë ministrat sipas konkluzioneve të miratuara. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë”- tha ajo.

Ajo kërkoi nga serbët e Kosovës që të llogarisin në qeveri, ashtu siç llogarisin te presidenti.

“Ne do të bëjmë gjithçka që ju nevojitet, për të parë që jemi gjithmonë pranë jush”– tha ndër të tjera Bërnabiq.

Bërnabiq paralajmëron serbët në Kosovë: Llogarisni në Qeveri, aq sa llogarisni te Presidenti
|