Tone të ashpra mes presidentëve, Radev e ka ftuar, Pendarovski nuk ka pranuar vizitë në Sofje

featured
Press Online
12 Prill 2023, 15:01

Në vitet e fundit të paktën dhjetë herë e kam ftuar presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, që ta vizitojë Bullgarinë, tha sot presidenti bullgar Rumen Radev në margjinat e seancës konstitutive të përbërjes së re të Kuvendit bullgar, duke e komentuar deklaratën e mbrëmshme të shefit të shtetit tonë, se në dy vitet e fundit ai nuk ka pasur asnjë bisedë konstruktive me presidentin e Bullgarisë.

Pendarovski dje në një intervistë për Sitel tha se për tango duhen dy persona, duke thënë se deri në fund të mandatit nuk do ta ftojë Radevin për vizitë zyrtare të Maqedonisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter