Miratimi i ndryshimeve kushtetuese është një hap i domosdoshëm që Maqedonia e Veriut të vazhdojë negociatat e filluara për anëtarësim me Bashkimin Evropian (BE), thotë në një prononcim për PRESSonline.al, Petrit Saraçini nga Instituti për Media dhe Analitikë (IMA).
“Të gjithë faktorët politik duhet të tregojnë përgjegjësi dhe konstruktivitet në këtë drejtim, e jo të shfrytëzojnë situatën për përfitime në politikën e përditshme. Çdo ngecje në integrimet euroatlantike ne na kushton shumë, edhe si vend, edhe si qytetarë. Çdo ngecje sigurisht se sjell edhe rrezik për zgjerimin e ndikimit të Rusisë në vend, për shkak se asaj nuk i konvenon që ky rajon të jetë i integruar në BE dhe NATO dhe të jetë jashtë ndikimit rus”, tha Saraçini për PRESSonline.al
Ndryshe, përveç Lëvizjes BESA dhe Alternativës, përfaqësues të saj në grupin e punës të Ministrisë së Drejtësisë nuk kanë caktuar edhe opozitarja VMERO-DPMNE, Levica, Partia Socialiste e Maqedonisë së Veriut, si dhe dy tre parti me të vogla që në parlament përfaqësohen me nga një deputet.(PRESSonline.al)