Real Madrid një hap larg gjysmëfinaleve

featured
Press Online
12 Prill 2023, 23:58

Real Madrid ka mposhtur 2-0 në Bernabeu Chelsea duke hedhur kështu një hap drejt gjysmëfinaleve të Champions League.

Skuadra e Ancelottit zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë ku mund të kishte realizuar më shumë gola.

Sa i përket golave, Benzema zhbllokoi sfidën në minutën e 22′, ndërsa Asensio dyfishoi shifrat në 74.

Kujtojmë se “blutë” ngelën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Chilwell në minutën e 59′.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet në Londër më 18 prill.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter