1. Lajme
  2. SPORT
  3. Qentë dhe festat me muzikë të lartë bezdisin komshinjtë, sulmuesi brazilian nën hetim

Qentë dhe festat me muzikë të lartë bezdisin komshinjtë, sulmuesi brazilian nën hetim

featured

Festat e mëdha dhe të zhurmshme janë një nga argëtimet më të zakonshme në jetën e një futbollisti, aq më tepër nëse bëhet fjalë për një brazilian.

Traditës nuk i shpëtoi as Richarlison i Tottenham që pëveç një festë me bandë muzikore, është nën hetim edhe për keqtrajtim të dy qenve të tij.

Agjencia e Mbrojtjes së Kafshëve në Britani është duke hetuar për shkak se fqinjët e sulmuesit kanë deklaruar se dy qentë e tij, një husky Siberian dhe një Labrador lehin gjatë gjithë kohës duke bërë komshijtë të mendojë se janë duke u keqtrajtuar. Nga ana tjetër, fqinjët janë ankuar edhe për një festë tejet të zhurmshme që Richarlison ka organizuar së fundmi në vilën e tij.

Sipas fqinjëve në festë bënte pjesë edhe një bandë muzikore e cila luajti muzikë live, duke shqetësuar jashtëzakonisht banorët e zonës të cilët theksojnë se mbetën pa gjumë deri në orën 4 të mëngjesit.

Richarlison jetën në një vilë luksoze me vlerë prej 4 milionë paund në veri të Londrës dhe mesa duket nuk do t’ia dijë për komshinjtë të cilët duhet të durojnë festat e zhurmshme të brazilianit./ SuperSport


Top Channel

Qentë dhe festat me muzikë të lartë bezdisin komshinjtë, sulmuesi brazilian nën hetim
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.