1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Plagosja në Zveçan, ShBA: Të shqetësuar që fillimisht u mohua krimi, të bëhet hetim i plotë

Plagosja në Zveçan, ShBA: Të shqetësuar që fillimisht u mohua krimi, të bëhet hetim i plotë

featured

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar për plagosjen e një serbi në Zveçan të hënën mbrëma.

Katër zyrtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar në lidhje me rastin. Fillimisht Policia e Kosovës kishte mohuar përfshirjen e policisë në të shtëna me armë në veri të hënën mbrëma.

Por, më pas ka dal me njoftim se pas hetimeve është konstatuar se një zyrtar policor mund të jetë përfshirë në rastin, ndërsa ka njoftuar për suspendimin e katër zyrtarëve. Është thënë se “zyrtari policor nuk ka njoftuar për përfshirjen në rastin”.

Ambasadori Hovenier ka shprehur shqetësimin për rastin.

“ShBA-ja është e shqetësuar për incidentin ku një serb i Kosovës u qëllua në Zveçan mbrëmë. Zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet përkatëse duhet të bëjnë një hetim të plotë, e kredibil. Ne jemi shumë të shqetësuar nga mohimi fillestar që u bë pa kujdes. Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e forcave të zbatimit të ligjit dhe sektorin e drejtësisë. Mbështetja e ShBA-së për institucionet e Kosovës të sundimit të ligjit avancon një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multietnik. Ata që janë përgjegjës për veprime kriminale duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Plagosja në Zveçan, ShBA: Të shqetësuar që fillimisht u mohua krimi, të bëhet hetim i plotë
|