Një fëmijë tetë vjeçar nga vendbanimi “Pintija” në Shkup ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një qen. Tragjedia ka ndodhur pasi fëmija është afruar në oborrin ku mbahej qeni, e më pas është sulmuar.
Fëmija me plagë të rënda është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ku ka ndërruar jetë, përcjell “A1on”.
“Dje në orën 18:25 nga spitalin “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi, i cili sipas raportimit u ka nënshtruar lëndimeve si pasojë e sulmit nga një qen, në pronësi të fqinjit të tij N.G.
Për këtë rast është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.