1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Forcat ruse i prenë kokën një të burgosuri ukrainas të luftës, reagon Zelensky: Monstra!

Forcat ruse i prenë kokën një të burgosuri ukrainas të luftës, reagon Zelensky: Monstra!

featured

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky denoncoi të mërkurën “monstrat”  ruse pasi në mediet sociale u shfaq një video që pretendonte se tregonte prerjen e kokës së një të burgosuri lufte ukrainas.

“Ka diçka që askush në botë nuk mund ta injorojë: sa lehtë vrasin këto monstra… ne nuk do të harrojmë asgjë, as nuk do të falim vrasësit”, citohet të ketë thënë Zelensky në një mesazh në rrjetet sociale, duke u zotuar se do të sjellë drejtësi

Reagim i udhëheqësit ukrainas vjen pas shfaqjes së imazheve në rrjetet sociale, të cilat pretendojnë se tregojnë një ushtar ukrainas të cilit i pritet koka.

Pamjet, të publikuara në Twitter, të cilat nuk janë shumë të qarta, duket se janë filmuar gjatë verës për shkak të sasisë së bimëve në tokë. Ato tregojnë një luftëtar rus duke përdorur një thikë për të prerë kokën e një ushtari ukrainas.

Dhe një zë në fillim të videos të bën të dyshosh se viktima mund të ketë qenë ende gjallë kur u sulmua në mënyrë makabre me mjetin prerës. Menjëherë pasi u shfaqën pamjet, Andriy Yermak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, shkroi në Twitter: “Do të ketë një përgjegjësi për gjithçka”.

Sakaq, një kanal zyrtar Telegram i qeverisë ukrainase tha se postimi në Twitter ishte një referencë e drejtpërdrejtë për “një video tjetër ekzekutimi të publikuar nga rusët”. Instituti për Studimin e Luftës tha të hënën se Wagner po vazhdonte të kryente krime lufte duke i prerë kokën ushtarakëve ukrainas në Bakhmut.

 


Top Channel

Forcat ruse i prenë kokën një të burgosuri ukrainas të luftës, reagon Zelensky: Monstra!
|