Mëse një muaj pasi afroi disa ish punonjës të DeepMind, Twitter po lëviz përpara me projektin e saj të inteligjencës artificiale. Sipas Business Insider, Elon Musk së fundi bleu 10 mijë karta grafike për përdorim në një prej dy qendrave të të dhënave të kompanisë.
Një burim i tha medias në fjalë se blerja tregon që Musk është i vendosur ndaj projektit dhe Twitter nuk ka arsye tjetër pse të shpenzon kaq shumë para në një qendër të dhënash nëse nuk planifikon ti përdorë për AI.
Projekti besohet se ka të bëjë me krijimin e AI gjeneruese që kompania do ta trajnonte me të dhënat e saj masive. Mbetet e paqartë mënyra e përdorimit të teknologjisë.
Insider sugjeron se AI gjeneruese mund të shtojë funksionalitetin kërkues të platformës ose të asistojë kompaninë në rindërtimin e biznesit të saj të reklamimit. Gjithsesi raporti vjen në një kohë kur Musk bënte thirrje duke nënshkruar një letër të hapur ku kërkon ndërprerjen e zhvillimit të AI.
Musk ka qenë një kritik i OpenAI, organizatën kërkimore në AI që bashkëthemeloi në 2015-ën. “Nuk e kuptoj ende sesi një organizatë jo-fitimprurëse tek e cila kam dhuruar 100 milionë dollarë papritur u bë një organizatë fitimprurëse 30 miliardë dollarëshe. Nëse kjo është e ligjshme, pse të gjithë nuk veprojnë kështu?”
Megjithatë një raport i Semafor sugjeron se përplasja e tij me OpenAI është më tepër personale. Në 2018-ën Musk raportohet ti ketë thënë Sam Altman, një prej bashkëthemeluese të OpenAI, se laboratori po ngelte pas Google. Musk më pas kishte sugjeruar të shndërrohej në një kompani, një propozim që Altman dhe bashkëthemeluesit e tjerë të OpenAI e kishin refuzuar. /PCWorld Albanian