1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Dënohet sulmi ndaj gazetarit Syla

Dënohet sulmi ndaj gazetarit Syla

featured

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Valona Syla, duke kërkuar hetim urgjent dhe arrestim të menjëhershëm të kryesve të këtij sulmi.

Syla mbrëmjen e 11 prillit ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas lëndimeve në kokë që pësoi, pasi sipas AGK-së, ai u sulmua në Prishtinë nga tre persona. Sulmi raportohet se ka ndodhur pasi Syla ka dalë nga studio televizive dhe dyshohet se është përcjellë deri nga të dyshuarit deri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

“Ky sulm për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm dhe përpjekje serioze për të penguar dhe minuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Kosovë”, u tha në reagimin e AGK-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkoi që autoritetet të arrestojnë personat përgjegjës dhe ata të vihen para drejtësisë.

Sulmin ndaj Sylës e ka dënuar edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, që e ka cilësuar si “shkelje të rëndë të lirisë së shtypit dhe të drejtave të njeriut”, duke theksuar se akte të tilla nuk mund “të tolerohen kurrsesi në një shoqëri demokratike”.

“Ata [gazetarët] kanë të drejtën e garantuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë për të kryer detyrën e tyre profesionale pa frikë dhe pa ndonjë censure apo presion të jashtëm. Sulmi ndaj tyre është një krim i cili nuk përkon as me kulturën dhe as me traditën tonë shqiptare”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Dënohet sulmi ndaj gazetarit Syla
|