1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. YouTuber popullor Kai Cenat thyen rekordin e abonimeve në Twitch

YouTuber popullor Kai Cenat thyen rekordin e abonimeve në Twitch

featured

Kai Cenat ka thyer rekordin e numrit të abonentëve në Twitch. Streamer-i 21-vjeçar grumbulloi 300 mijë abonentë në shërbimin në pronësi të Amazon.

YouTuberi shumë popullor tejkaloi mbajtësin e kaluar të rekordit Ludwig Ahgren ditën e Marte.

Twitch është një platformë e transmetimeve live ku njerëzit zakonisht luajnë video lojërat duke biseduar me shikuesit.

Ludwig më herë mbante rekordin me 283 mijë shikues gjatë një transmetimi live në Prill të 2021. Dy vite më pas Cenat theu rekordin e Ludwig me maratonën e tij.

Twitch ofron abonime për përdoruesit si një formë mbështetjeje për streamer-at e tyre të preferuar dhe krijuesit në platformë.

Ky shërbim ushton 4.99 dollarë për nivelin bazë. Përdoruesi gjithashtu mund të dhurojnë abonime, kështu që numri i tyre rritet.

Cenat filloi maratonën në fillim të muajit Shkurt. Më 22 Shkurt u bë streamer-i i parë afro-amerikan që arrin 200 mijë abonentë. /PCWorld Albanian

YouTuber popullor Kai Cenat thyen rekordin e abonimeve në Twitch
|