Intel lançoi gjeneratën e 13-të “Raptor Lake” në 2022 dhe pritet të zbulojë një rifreskim të kësaj linje në fund të vitit përpara se të vijnë çipet “Meteor Lake” në 2024.
Vitin e kaluar ka pasur raportime të vazhdueshme që sugjeronin se Intel do të brandonte Meteor Lake si gjenerata e 14-të por kompania nuk e konfirmoi asnjëherë zyrtarisht.
Tashmë gjiganti i çipeve ka konfirmuar se Meteor Lake do të lançojë si Intel Core 14th Gen dhe informacioni vjen përmes një dokumenti të brendshëm të Intel postuar në rrjetin social Twitter.
— 188号 (@momomo_us) April 9, 2023
Familja Meteor Lake ishte pritur të debutonte në fund të vitit por rifreskimi i Raptor Lake do të shtyjë debutimin e linjës në 2024. Procesori më i fuqishëm për laptopët do të vijë me 14 bërthama ku 6 janë performance dhe 8 efikasiteti.
Në desktop kompania thuhet se do të shesë një flagship me 22 bërthama dhe 28 threads, që kemi të bëjmë me një reduktim nga 24 bërthama dhe 32 threads që aktualisht ka Core i9-13900K.
Me debutimin e Meteor Lake, Intel do të debutojë Arrow Lake mundësisht në 2025 ose në fund të 2024. Çipi flagship Arrow Lake do të rikthehet tek 24 bërthamat dhe 32 threads, njëlloj si flagshipi Raptor Lake. /PCWorld Albanian