Press Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Facebook X (Twitter) Instagram
E enjte, 5 Tetor
TË FUNDIT:
  • Syla: Kosova i ka mbetë në dorë BE-së, ky është dështim për Brukselin
  • Trepça me fitore të rëndësishme në kualifikimet për FIBA Europe Cup
  • Tha se do të largohej nga muzika, Stresi publikon këngën e re
  • Operacion policor në Prishtinë e Lipjan, dy të arrestuar për fajde e detyrim
  • “Flas pak edhe serbisht” – Andi Zeqiri bënë deklaratë të çuditshme para ndeshjes me ekipin serb
  • Bëri gjestin e pahijshëm, e pëson konkurrentja e ‘Për’puthen’
  • Zbulohet poligoni ku stërviteshin terroristët e Veriut
  • “Thatë” në ndeshjen Dortmund-Milan
Facebook X (Twitter) Instagram
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • RAJON
  • GLOBI
  • OP/ED
  • SPORT
  • MAGAZINA
  • KULTURA
  • SHËNDETËSI
  • TEKNOLOGJI
  • МАКЕДОНСКИ
Press Online

Ndryshimet kushtetuese, Maksuti: Ndërmjetësim ndërkombëtarë për gjetjen e një konsensusi

Press Online11 Prill, 2023 MAQEDONI
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Telegram WhatsApp

Opozita parlamentare, VMRO, Alternativa, e Majta dhe Lidhja Demokratike refuzojnë të përfshihen në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese në Ministrinë e Drejtësisë. Nga VMRO-DPMNE konsiderojnë se ndryshimet kushtetuese nuk mund të arrihen pa konsensus të popullit maqedonas. Alternativa refuzon të delegojë përfaqësues të saj për shkak të mungesës së konsensusit politik. Ndërkohë kundërshtimi i dy partive të tjera vijon si kundërpërgjigje e mohimit në vazhdimësi të gjuhës dhe autenticitetit maqedonas nga pala bullgare. Profesori universitar, Mersim Maksuti, konsideron se për aktivizimin e grupeve të punës nevojitet konsensus i gjerë politik pasi për votimin e ndryshimeve duhen dy të tretat e votave.

“Ndryshimet kushtetuese tashmë dihet botërisht se kërkojnë një konsensus të gjerë politik, me vetë faktin se kërkohet dy e treta e votimit nga të gjithë anëtarët e Kuvendit dhe kjo pa mëdyshje kërkon mbi të gjitha një kompromis politik për hapjen e iniciativës, për hapjen e procedurës së ndryshimeve kushtetuese.”, – deklaroi për TVM2, eksperti i së drejtës kushtetuese, Mersim Maksuti, përcjell PRESSonline.al

Unifikimi i qëndrimeve sipas Maksutit duhet të iniciohet nga presidenti në një takim liderësh. Ai nuk përjashton mundësinë që edhe ndërhyrja ndërkombëtare të japë efektin e duhur.

“Duket se pa një presion, pa një ndërmjetësim më të fuqishëm, në radhë të parë nga presidenti i shtetit, duke u nisur nga roli kushtetues që i takon, por pa mëdyshje mund të vijë dhe ndërmjetësimi ndërkombëtarë i faktorit ndërkombëtarë për uljen dhe për gjetjen e një konsensusi për ndryshimet e kushtetutës.”, – theksoi eksperti i së drejtës kushtetuese, Mersim Maksuti.

Pa këto elemente, sipas Maksutit grupet e punës mund të jenë një dështim, aq më tepër kur vetë procedura që në start kërkon dy të tretat e numrit të përgjithshëm të votave të deputetëve në Kuvend për t’u kryer ndryshimet.

Artikulli i mëparshëmBota po rimëkëmbet ngadalë/ FMN bën “skanerin” e ekonomisë globale
Artikulli tjetër Kush janë personazhet e njohur që paguhen më shumë nga Instagram?

Lajme të ngjashme

MAQEDONI 4 Tetor, 2023

Taravari kujton 35 vjetorin e demonstratave të nxënësve të Gostivarit për të mësuar në gjuhën shqipe

MAQEDONI 4 Tetor, 2023

Ivon Veliçkovski: Në Kosovë kishim akt terrorist, frikësohem se qëllimi ishte të përhapet edhe në Maqedoni

MAQEDONI 4 Tetor, 2023

Lloga dorëzoi në Qeveri propozim-Ligjin për falje

MAQEDONI 4 Tetor, 2023

Shaqiri për protestat kundër paraleles shqipe në Idrizovë: Nuk cenohet asnjë e drejtë e tyre kushtetuese

MAQEDONI 4 Tetor, 2023

Grkovska: Është rregulluar gjendja e transparencës në Maqedoninë e Veriut

MAQEDONI 4 Tetor, 2023

Deputeti i Besës, Zendeli, nuk e merr në mbrojtje liderin Kasami, “Çdo kush që është i involuar në veprime kundër ligjore duhet të përgjigjet” (VIDEO)

SHOWBIZ

Tha se do të largohej nga muzika, Stresi publikon këngën e re

Bëri gjestin e pahijshëm, e pëson konkurrentja e ‘Për’puthen’

E harroi Dafinën! DJ Geek, pjesë e ‘ekipit’ të artistes shqiptare

TË FUNDIT

Syla: Kosova i ka mbetë në dorë BE-së, ky është dështim për Brukselin

5 Tetor, 2023

Trepça me fitore të rëndësishme në kualifikimet për FIBA Europe Cup

5 Tetor, 2023

Tha se do të largohej nga muzika, Stresi publikon këngën e re

5 Tetor, 2023

Operacion policor në Prishtinë e Lipjan, dy të arrestuar për fajde e detyrim

5 Tetor, 2023

“Flas pak edhe serbisht” – Andi Zeqiri bënë deklaratë të çuditshme para ndeshjes me ekipin serb

5 Tetor, 2023
© 2018 - 2023 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
  • POLITIKA E PRIVATËSISË

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.