Ministria e Drejtësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate për mediat njofton opinionin me listën e anëtarëve të propozuar nga partitë politike dhe institucionet relevante në grupin punues për ndryshimet kushtetuese, informon PRESSonline.al.
Komunikata e plotë e Ministrisë së Drejtësisë:
Ju informojmë se deri në datën e skadimit të afatit (10.04.2023), në Ministrinë e Drejtësisë kanë mbërritur propozimet e mëposhtme nga partitë politike parlamentare për anëtarë të grupit punues për ndryshimet kushtetuese:
Cvetanka Ivanova-LSDM
Arbër Ademi-BDI
Remzi Mehmedi-Aleanca për Shqiptarët
Sonja Mirakovska-PRSD
Nano Ruzhin-PLD
Hrista Najdanov-RDM
Temellko Risteski-Partia e Pensionistëve
Rametulla Kuqi-PDSH
Eran Kurtish-Partia për Lëvizjen e Turqve
Bejxhan Iljas-Partia Demokratike e Turqve
Propozimet nga institucione:
Aleksandar Spasov-Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Dragan Tillev-Sekretariati për Çështje Evropiane
Shpend Sadiki-Ministria e Punëve të Jashtme
Emrat e ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e grupit punues për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese do të shpallen deri në fund të javës.
Ju njoftojmë se ky trup punues është formuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila e ka për detyrë nga Qeveria të përgatisë propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Qeveria është propozuese e ndryshimeve kushtetuese. Pas përgatitjes së ndryshimeve, propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese në korniza të Kuvendit. Paralelisht do të mbahen diskutime publike profesionale në të cilat ekspertë, parti, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera do të mund të shprehin qëndrimet e tyre. (PRESSonline.al)