1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. Mediat britanike shkruajnë për videoklipin e reperit shqiptar

Mediat britanike shkruajnë për videoklipin e reperit shqiptar

featured

Reperi shqiptar me banim në Mbretërinë e Bashkuar, OG Merks, ka ngjallur reagime të shumta me videoklipin e tij të radhës.

Në video ai shihet duke e goditur ekranin e televizionit ku shfaqet Ministrja e Brendshme Suella Braverman duke folur për migrimin ilegal.

Ai ngacmon veprimet e qeverisë britanike që godasin kontrabandistët e njerëzve dhe abuzimin e supozuar me ligjet modern të skllavërisë, sipas The Telegraph.

OG Merks, emri i së cilit është Bledar Ramaj, shihet në video bashkë me burra që bartin balaklava, duke përdorur një makinë banke për t’i numëruar pirgjet me kartëmonedha njëzetfuntëshe.

Medium i famshëm britanik, The Telegraph, ia ka dedikuar një lajm OG Merksi dhe videoklipit të tij të ri./Botapress.info/

Mediat britanike shkruajnë për videoklipin e reperit shqiptar
|