Efekti i spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP nuk mungoi as mes socialistëve.
Gjatë çeljes së fushatës të mbjelljes së pemëve nismë e ndërmarrë nga Partia Socialiste, Kiara, konkurrentja e Big Brother VIP u përmend nga Taulant Balla.
Ndërsa po bënin foto me kryeministrin Edi Rama në pemën që përfaqëson Lushnjën, Balla tha se janë me Kiarën, nisur nga vendlindja e saj, Lushnja.
Balla: Me Kiarën se e kemi nga Lushnja.
Kujtojmë se sot në Tiranë u mbollën 61 pemë, të cilat përfaqësojnë 61 bashkitë e vendit.
Top Channel