“Llaskarca” seanca gjyqësore u anulua pa asnjë arsyetim dhe paralajmërim

featured

Pa paralajmërim dhe pas më shumë se gjysmë ore pritje, gazetarët dhe kameramanët u njoftuar për anulimin e procesit gjyqësor për aksidentin e “Durmo Tours” në Llaskarcë. Seanca e radhës është caktuar për më 20 prill.

Rikujtojmë që aksidenti ka ndodhur në vitin 2019 dhe mori jetën e 16 personave ndërsa mbi 30 tjerë i la të lënduar. Përkundër kohës së gjatë, ky rast assesi të merr epilog gjyqësor ndërsa sot nuk është hera e parë që seancat për këtë anulohen.

Ndryshe, në katër seancat e fundit është marrë në pyetje udhëheqësi i ekipit të ekspertëve që kanë përgatitur super ekspertizën për këtë rast.

“Llaskarca” seanca gjyqësore u anulua pa asnjë arsyetim dhe paralajmërim