1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Ja sesi të regjistroni një kontakt të ri direkt nga aplikacioni WhatsApp

Ja sesi të regjistroni një kontakt të ri direkt nga aplikacioni WhatsApp

featured

Whatsapp ka prezantuar kohët e fundit ndryshimet që do të vijnë në këtë aplikacion dhe ajo që bie në sy është aksesi që na jep kompania për të regjistruar kontakte të reja brenda aplikacionit, opsion i cili më pare nuk na lejohej. Versioni i fundit Beta ka sjellë disa ndryshime të dukshme në këtë aplikacion.

Në momentin kur hapet chat-i në Whatsapp, ne mund ta regjistrojmë kontaktin e panjohur duke nisur bisedën e re pa ndonjë problem. Ky ndryshim do të vihet re në telefonat Android si fillim sepse në iOS do të aksesohet në një moment të dytë njoftoi kompania Meta.

Opsioni i ri nuk kërkon që të largohemi nga aplikacioni për të kaluar në listën tuaj të kontakteve dhe kjo metodë shkaktonte edhe ngatërresa mes numrave që regjistroheshin në memorien e aparatit tuaj celular. Versioni Beta ka filluar ta përdorë këtë opsion të ri regjistrimi.

Telefonat Android duhet që të kenë funksional një nga versionet Beta të Whatsapp-it:  2.23.8.2 , 2.23.8.4 , 2.23.8.5 dhe 2.23.8.6  që të keni mundësi të përdorni opsionin e ri që do të lehtësojë veprimtarinë në këtë aplikacion.

/PCWorld Albanian

Ja sesi të regjistroni një kontakt të ri direkt nga aplikacioni WhatsApp
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.