Inter zbret me “këmbë në tokë” Benfica-n, zikaltërit me një këmbë në gjysmëfinale

featured

Interi ka mposhur 0-2 në Da Luz Benficën në ndeshjen e parë cerekfinale të Champions League. Zikaltërit me këtë sukses janë më pranë se kurrë gjysmfinaleve.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë nuk prodhoi gola ndërsa me fillimin e të dytës Barrela ndëshkoi portugezët me një gol me kokë.

Në 10 minutat e fundit, Lukaku dyfishoi shifrat nga pika e bardhë falë një penalltie të dhënë nga sistemi VAR pas prekjes me dorë të Joao Mario.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet në “San Siro” më 19 prill.

Inter zbret me “këmbë në tokë” Benfica-n, zikaltërit me një këmbë në gjysmëfinale
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.