Qytetarët e Bullgarisë dhe Maqedonasit kanë jetëgjatësinë më të shkurtër në rajon, ndërsa janë poshtë të pozicionuar edhe në listën evropiane, sipas një analize të publikuar nga faqja e internetit Landgeist bazuar në të dhënat e Programit të Zhvillimit të OKB-së (UNDP), informon PRESSonline.al.
Jetëgjatësia e pritshme e bullgarëve është 74,9 vjet, ndërsa e maqedonasve 75,7. Më pas renditen serbët dhe shqiptarët me 75,8 vjet, malazezët me 76,8, banorët e Bosnjë-Hercegovinës me 77,3 dhe kroatët me 78,3 vjet. Më jetëgjatët në rajon janë grekët, jetëgjatësia e të cilëve është 82.1 vjet.
Në Evropë, ukrainasit kanë jetëgjatësinë më të shkurtër me 72 dhe rusët me 72.4 vjet.
Më gjatë jetojnë italianët, 83,6, spanjollët dhe zviceranët 83,4 vjet.
“Landgeist” vëren se ka një dallim mjaft të madh në jetëgjatësinë e njerëzve në Evropën Perëndimore dhe Lindore. Ai gjithashtu thekson se edhe sipas rajoneve, popullsia më jetëshkurtër jeton në Bullgarinë Veri-Perëndimore 69,7 vjet dhe në Serbinë jugore dhe lindore, 71,9 vjet.
Njerëzit në rajonin italian të Ticinos kanë jetëgjatësinë më të gjatë me 85.7 vjet dhe në Madrid të Spanjës me 85.4 vjet. / PRESSonline.al.