Bëhet inspektim i jashtëzakonshëm në Spitalin e Manastirit pas rastit me foshnjën e vdekur

featured
Press Online
11 Prill 2023, 13:43

Në lidhje me rastin e të porsalindurit të ndjerë në Spitalin Klinik të Manastirit, Ministria e Shëndetësisë njofton se sot Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor është duke kryer inspektim të jashtëzakonshëm.

Nga MSH thonë se komisioni ka dalë në terren dhe po mbikëqyret për përcaktimin e rrjedhës së trajtimit të të porsalindurit të vdekur.
“Njëkohësisht u formua një komision për mbikëqyrje eksperte, i përbërë nga dy mjekë specialistë gjinekologë, një neonatolog, një anesteziolog, si dhe një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë”.

Drejtori i Spitalit Klinik të Manastirit, dr. Aleksandar Obednikovski, paraditen e sotme, ka “dorëzuar në Ministri dorëheqjen e parevokueshme për arsye morale”, thonë nga MSH.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter