featured

Arrestohet i dyshuari për grabitje nëpër kazino të Tetovës

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 16:15 në Tetovë është arrestuar 27-vjeçari E.I. nga Tetova, i cili dyshohet se ka kryer dy grabitje dhe një tentim grabitje nëpër kazino më datë 09 dhe 10 të këtij muaji.

“Duke kërcënuar punonjësit me mjet të mprehtë dhe të fortë, ai ka marrë një sasi të caktuar parash. Me parashtresë përkatëse që do të mbulojë tri veprat penale të kryera, sot (11.04.2023), në koordinim me prokurorin publik, i njëjti do të paraqitet para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës”, shtojnë nga MPB.

Arrestohet i dyshuari për grabitje nëpër kazino të Tetovës

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!