1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. WhatsApp thotë më parë pranon të bllokohet sesa të dobësojë sigurinë e komunikimit

WhatsApp thotë më parë pranon të bllokohet sesa të dobësojë sigurinë e komunikimit

featured

WhatsApp do të pranonte të bllokohej sepse të vinte në dyshim sistemin e saj të enkriptimit të mesazheve nëse autoritetet ja kërkojnë tha kompania në Britani.

Shefi i WhatsApp në vendin ishullor tha se refuzonte uljen e sigurisë nëse autoritetet ja kërkojnë.

Aplikacioni Signal më herët kishte thënë se do të ndalonte së ofruari shërbimet në Britani nëse u kërkohej skanimi i mesazheve të platformës.

Autoritetet Britanike janë të shqetësuara në lidhje me privatësinë dhe sigurinë e fëmijëve në platformë.

Mesazhet me enkriptim fundor do të thotë se as kompania që mundëson komunikimin nuk i sheh dot ato.

Kritikët thonë se Rregullorja e Sigurisë Online i jep autoritetit Britanik Ofcom fuqinë për të kërkuar akses në aplikacionet me enkriptim fundor.

Ndërkaq presidenti i platformës rivale Signal kishte thënë se kompania do të largohej nga Britania nëse i kërkohej një gjë e tillë. /PCWorld Albanian

WhatsApp thotë më parë pranon të bllokohet sesa të dobësojë sigurinë e komunikimit
|