1. Lajme
  2. SHOWBIZ
  3. U zunë për një djalë, por shihni ç’thotë Juliana për Dafinën pas daljes nga ‘Big Brother VIP’

U zunë për një djalë, por shihni ç’thotë Juliana për Dafinën pas daljes nga ‘Big Brother VIP’

featured

Pak kohë më parë Juliana Nura ose siç njihet me emrin Xhuli bëri një deklaratë befasuese në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo tregoi se si shumë vite më parë ishte përleshur fizikisht me këngëtaren Dafina Zeqiri, pas një konflikti që kishin për ish-të dashurin e Dafinës, Krenar Çoçajn.

E ftuar së fundmi në “D-Night”, Xhuli i kërkoi falje Dafinës dhe shtoi se ajo është këngëtare shumë e mirë. Ajo e përgëzoi pë karrierën që ka ndërtuar.

“Ç’ka kam thënë në “Big Brother” janë gjithmonë të vërteta, ka ndodh një keqkuptim, i kërkoj falje Dafinës dhe i them të gjitha vajzave nëse keni pasur një konflikt kërkoni falje dhe mundohuni të gjeni një rrugë të përbashkët. Dafina është këngëtare shumë e mirë. Ja uroj gjithë të mirat. Një nga këngëtaret më të mira shqiptare. Bravo për karrierën që ke bërë”, tha Xhuli.

U zunë për një djalë, por shihni ç’thotë Juliana për Dafinën pas daljes nga ‘Big Brother VIP’
|