Tiranë: 43-vjeçari vret me armë kunatën, e më pas veten, fqinjët thonë se ai vuante nga depresioni, punonte në gomisteri

featured

Një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarrin kunatën (bashkëshorten e vëllait) dhe më pas dyshohet të ketë vrarë edhe veten.

Polica thotë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e krimit të rëndë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit.

“Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Kanë folur për mediat fqinjët e familjes ku ndodhi krimi.

Sipas fqinjëve të familjes Sinani, autori i krimit, Rolandi dhe familja e vëllait jetonin në një banesë private një katëshe në Shkozë në kushte të vështira ekonomike.

Ata tregojnë jashtë kamerave situatën në të cilën jetonte familja teksa vetëm 4 ditë më parë kishin festuar 4 vjetorin e djalit të madh zë çiftit.

“Në familje punonte vetëm vëllai i Rolandit, Erjoni si taksist turni i tretë dhe Rolandi në një servis gomash në ‘Ali Dem’. Nusja Migena ishte e papunë dhe Erjoni (bashkëshorti), kujdeseshin për 2 fëmijët e mitur por edhe për 2 prindërit e sëmurë. Rolandi kishte muaj që trajtohej për shkak se vuante nga  depresion. Nuk kanë pasur konflikte në familje kanë shkuar shumë mirë. Nusja flinte në krevat me vajzën 2 vjeçe e cila ka qenë dëshmitare në ngjarje, djalin tjetër 4 vjeç e kishte lënë prej disa ditësh tek dajat e tij”- thonë ata.

Dyert e lokalit ishin të hapura deri në orët e para të mëngjesit për shkak të një organizimi festiv.

Njëri prej tyre pretendon se në dy momente ka parë lëvizje gjatë frekuentimit të rrugës, e konkretisht të Roland Islamit në oborrin e banesës së tij. Ka qenë kohë e përafërt me momentin kur ka ndodhur ngjarja, por mohon të ketë dëgjuar krisma/euronews

Tiranë: 43-vjeçari vret me armë kunatën, e më pas veten, fqinjët thonë se ai vuante nga depresioni, punonte në gomisteri