1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Tesla do të ndërtojë një fabrikë të re baterish në Kinë

Tesla do të ndërtojë një fabrikë të re baterish në Kinë

featured

Kompania e makinave elektrike e Elon Musk do të zgjerohet në Kinë duke ndërtuar një fabrikë të re e cila do të prodhojë bateri në shkallë të gjerë.

Fabrika në Shangai do të jetë e aftë të prodhojë 10 mijë “megapack” energji në vit. Një “megapack” është një bateri shumë e madhe e cila mund të përdoret për të stabilizuar rrjetet e energjisë dhe të parandalojë ndërprerjet e energjisë.

Tesla ka një fabrikë për prodhimin e “megapack” në Kaliforni dhe prodhojë 10 mijë njësi çdo vit. Musk tha në Twitter se fabrika e re në Kinë do të operojë krahas asaj të Kalifornisë.

Puna për ndërtimin e fabrikës në Kinë do të nisë në fund të vitit ndërsa prodhimi i baterive të fillojë në 2024-ën sipas medias shtetërore Kineze Xinhua.

Kina është prodhuesi më i madh në botë i baterive dhe Tesla do të shfrytëzojë potencialin ekzistues të vendit për të rritur prodhimin dhe ulur kostot.

Lajmi vjen në një kohë kur qeveria Amerikane ka bërë presion kompanive të saj të jenë më pak të varura nga Kina ndërsa tensionet mes Pekinit dhe Uashingtonit janë shtuar.

Në 2019-ën Tesla hapi fabrikën e saj të parë jashtë SHBA në Shangai të Kinës. Aktualisht kjo fabrikë prodhon 22 mijë makina në vit. /PCWorld Albanian

Tesla do të ndërtojë një fabrikë të re baterish në Kinë
|