Gjiganti Korean i elektronikës Samsung planifikon të investojë afro 300 trilionë won ose 230 miliardë dollarë përgjatë 20 viteve të ardhshme në Korenë e Jugut për të shndërruar vendin në një qendër botërore të prodhimit të gjysmëpërçuesve me mbështetjen e qeverisë.
Këto para do të investohen për ndërtimin e pesë fabrikave të prodhimit të çipeve. Samsung është prodhuesi më i madh në botë i çipeve të memories, smartfonëve dhe televizorëve.
Sipas planit të ri, kompanitë në industritë e teknologjisë së lartë do të mbështetet nga qeveria Koreane me incentiva si heqja taksat apo mbështetje infrastrukturore.
Lëvizja e Koresë së Jugut vjen ndërsa lojtarët madhorë po shtojnë përpjekjet për të rritur prodhimin e gjysmëpërçuesve në vendet e tyre respektive.
Vendi kërkon të kopjojë atë çfarë Tajvani bëri. Gjysmëpërçuesit të cilët janë forca që vë në lëvizje nga smartfonët tek pajisjet ushtarake, janë bërë fushëbetejë mes SHBA-së dhe Kinës.
Në Tetor Uashingtoni vendosi kufizime të reja mbi eksportimin e çipeve në Kinë ku kompanitë të cilat përdorin mjete apo softuerë Amerikanë për prodhimin e tyre duhet të marrin një licencë pavarësisht vendit ku ndodhen.
Holanda reagoi duke thënë se do të aplikojë kufizime mbi eksportet e teknologjive të avancuara të çipeve. Ministria Koreane e Tregtisë nga ana tjetër kishte ngritur shqetësime lidhur me politikën Amerikane për gjysmëpërçuesit. Koreja e Jugut është shtëpia edhe prodhuesve të tjerë madhorë si SK Hynix.
Kina shpeshherë e ka quajtur SHBA si hegjemoni teknologjike në përgjigje të kufizimeve të vendosura nga Uashingtoni. /PCWorld Albanian