Javën e kaluar AMD lançoi zyrtarisht laptopët e parë me procesorët Ryzen 7045 “Dragon Range” dhe ofrojnë një performancë dhe efikasitet impresionues e mbi të gjitha lidership në gaming.
Modelet Dragon Range shkojnë për segmentin e laptopëve të rangut të lartë me më shumë bërthama, threads dhe cache ndërsa segmenti i laptopëve të hollë dhe të lehtë mbulohet nga seritë Phoenix Point.
Procesorët Dragon Range kanë një TDP prej 55-75+ vat ndërsa Pheonix Point mes 35-45 vat.
Procesorët AMD Ryzen 7045 vinë me mbështetje për overclocking në formën e PBO(Precision Boost Overdrive) dhe testimet e fundit kanë treguar një rritje performance me deri në 5 përqind. Treshja Ryzen 9 7945HX, Ryzen 9 7845HX dhe Ryzen 7 7745HX është parë në aksion dhe të shkatërrojë plotësisht Intel në performancë dhe efikasitet.
Në grafikun më të fundit zyrtar, AMD krahason Ryzen 9 7945HX me Intel Core i9-13950HX në disa lojëra. Procesori Dragon Range është mesatarisht 10 përqind më i shpejtë dhe shkon deri në 45% më shumë performancë në 1080p.
Ryzen 9 7945HX ka 16 bërthama dhe 32 threads, Ryzen 9 7845HX ka 12 bërthama dhe 24 threads, Ryzen 7 7745HX ka 8 bërthama dhe 16 threads dhe Ryzen 5 7645HX ka 6 bërthama dhe 12 threads.
Krahasuar me flagshipin e mëparshëm Ryzen 6900HX, Ryzen 9 7945HX ka 18 përqind më shumë performancë për bërthamë dhe 78 përqind më shumë performancë në tërësi. Në gaming është 62 përqind më i shpejtë.
/PCWorld Albanian