1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Përdoruesit e WhatsApp mund të refuzojnë ndryshimet e politikave të privatësisë

Përdoruesit e WhatsApp mund të refuzojnë ndryshimet e politikave të privatësisë

featured

WhatsApp ka arritur një marrëveshje me Bashkimin Evropian pas situatës kontroverse që u krijua në 2021 me ndryshimin e një politike privatësie.

Pas diskutimeve me Komisionin Evropian dhe rregullatorët për mbrojtjen e konsumatorit, WhatsApp do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit të refuzojnë ndryshimet e termave të shërbimit.

Brendi në pronësi të Meta do të shpjegojë qartësisht se kur termat refuzohen, shërbimi do të kufizohet tha Komisioni. Njerëzit gjithashtu mund të injorojnë përditësimet e njoftimeve dhe të shtyjnë rishikimin e tyre.

Kompania më tutje konfirmoi se nuk ndan të dhëna personale me brendet e tjera të meta, përfshirë Facebook, për qëllime reklamimi. Gjithashtu nuk ndan të dhëna me palë të treta, tha Komisioni.

Në 2021 pati reagime të ashpra ndaj WhatsApp kur ju kërkoi përdoruesve të pranojnë ndarjen e të dhënave si informacione mbi lidhjen apo transaksionet me brende të tjera si Facebook, ndryshime që do të hynin në fuqi me një politikë të re privatësie.

Edhe pse shumë pak gjëra ndryshuan për përdoruesit, disa i interpretuan si një shenjë se WhatsApp mund të ndajë mesazhet apo thirrjet e tyre me Facebook. Një eksod masiv nisi drejt aplikacione më të sigurta si Signal apo Telegram.

Kritikat e shumta bënë që kompania të ndërpriste aplikimin e politikës së re. /PCWorld Albanian

Përdoruesit e WhatsApp mund të refuzojnë ndryshimet e politikave të privatësisë
|