Pagat e reja/ Rama: Frut i një përpjekje të gjatë me reforma të vështira dhe i punës së përbashkët

featured

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në “Facebook” ka njoftuar rritjen e pagës së një tjetër mjekeje, e cila vitin e ardhshëm do të rritet me 20 mijë lekë të reja. 

Rama u shpreh se rritja e pagave është fryt i përpjekjeve dhe këmbënguljeve për reforma të reja e të domosdoshme për ekonominë.

“PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet.”– shkruan Rama.


Top Channel

Pagat e reja/ Rama: Frut i një përpjekje të gjatë me reforma të vështira dhe i punës së përbashkët