Unioni Demokratik Studentor njoftoi se së bashku me Këshillin Studentor të Fakultetit të Fiologjisë do të marshojnë të mërkurën (12), me kërkesë që të përjashtohet profesori i Universitetit të Prishtinës, Bekim Bejta.
Në njoftim u tha se marshi paqësor do të nisë në orën 10:00, nga Fakulteti Filologjik deri te objekti i Rektoratit.
“Në emër të Organizatës Unioni Demokratik Studentor dhe Këshillit studentor të Fakultetit të Filologjisë ju njoftojmë që të mërkurën me datë 12 Prill nga ora 10:00 do të organizojmë një marsh paqësor nga Fakulteti Filologjik deri në Rektorat për të kërkuar përjashtimin e Profesorit Bekim Bejta pas veprimeve të këtij të fundit”, u tha në njoftim.
Profesori në Departamentin e gjuhës angleze, Bekim Bejta, po akuzohet nga studentët për dhunë dhe shantazh ndaj studentëve të UP-së.