1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. OpenAI lançon GPT-4, një version më i avancuar i inteligjencës artificiale

OpenAI lançon GPT-4, një version më i avancuar i inteligjencës artificiale

featured

OpenAI lançoi GPT-4, versionin më të fundit të robotit të inteligjencës artificiale ChatGPT.

Modeli i ri mund tu përgjigjet imazheve duke ofruar receta nga fotot të përbërësve, si dhe të shkruajë përshkrime dhe titra.

Gjithashtu mund të përpunojë deri në 25 mijë fjalë, ose 8 herë më shumë sesa ChatGPT.

Miliona njerëz kanë përdorur ChatGPT që kur debutoi në Nëntor të 2022. Njerëzit i kanë kërkuar të shkruajë këngë, poezi, kod kompjuterik e madje studentët kanë kërkuar ndihmë me detyrat e shtëpisë.

ChatGPT ju përgjigjet pyetjeve duke përdorur një model gjuhësor natyral i cili mund të imitojë stile shkrime nga autorë dhe shkrimtarë duke përdorur internetin dhe një bazë të dhënash që daton nga 2021.

Ka shqetësime se një ditë mundet të zërë edhe vendet e punës së njerëzve. OpenAI tha se ka shpenzuar gjashtë muaj punë duke punuar në sigurinë e GPT-4 dhe e ka trajnuar me feedback njerëzor. Megjithatë paralajmëroi se sistemit mund të ndajë informacione jo të sakta nganjëherë.

GPT-4 fillimisht ishte i disponueshëm për përdoruesit e ChatGPT Plus, një version me pagesë prej 20 dollarësh në muaj. Ky model është zbatuar tashmë në platformën e kërkimit Microsoft Bing. Gjiganti i Windows ka investuar 10 miliardë dollarë në OpenAI.

OpenAI tha se GPT-4 ka aftësi më të avancuara arsyetimi sesa ChatGPT. Modeli për shembull mund të gjejë orare të lira dhe ti rezervojë për deri në tre takime.

OpenAI gjithashtu njoftoi bashkëpunimin e ri me aplikacionin e mësimit të gjuhës Duolingo dhe aplikacionin për përdoruesit me probleme me shkimin Be My Eyes për të krijuar robotë komunikimi që asistojnë përdoruesit.

/PCWorld Albanian

OpenAI lançon GPT-4, një version më i avancuar i inteligjencës artificiale
|