1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Momentet shokuese kur gruaja e pastrehë lind në trotuar në zonën famëkeqe Tenderloin në San Francisco (fotot)

Momentet shokuese kur gruaja e pastrehë lind në trotuar në zonën famëkeqe Tenderloin në San Francisco (fotot)

featured

Pamje të rënda vinin sot nga SHBA ku një grua e pastrehë lindi në një trotuar të San Francisco teksa kalimtarët përpiqeshn ta ndihmonin.

Incidenti që besohet se ka ndodhur javën që shkoi, duket që vjen nga zona famëkeqe Tenderloin e qytetit, ku qëndrojnë të pastrehët e shumtë dhe të varurit nga drogat.

Në video, gruaja shihet që shtrihet në anë me pantallonat e ulura teksa përpiqen të mbajë me duar të sapolindurin.

Disa njerëz të tjerë shihen që vijnë në ndihmë të gruas, teksa një burrë me kapele bejsbolli ulet në gjunjë kur bebja është duke dalë, ndërsa të tjerë mblidhen për të parë skenën zemërthyese.

Bebja qëndron më pas në trotuar, e mbuluar nga materialet e lindjes, derisa nëna e saj e merr me një cope pëlhure.

“Qetësohu, ambulanca do të vijë tani”, i thotë nënës së re burri me celular.

Zjarrfikësit në San Francisco konfirmonin se një grua kishte lindur në publik të enjten por nuk konfirmonin nëse është gruaja në video.

Si nëna dhe i vogli saj ishin dërguar më pas në spital në gjendje të stabilizuar.

E përditshmja  San Francisco Standard, tha se lindje të tilla në publik, janë të rralla por ndodhin nganjëherë.

Zona e San Francisco ku ndodhi ngjarja drejtohet nga deputeti Dean Preston, i vetëshpallur ‘demokrat socialist’, i cili më parë ka qenë prokuror.

Politikat në San Francisco fatkeqësisht kanë lejuar një rritje masive të numrit të të pastrehëve, të droguarve dhe të sëmurëve mendorë në rrugët e qytetit.

Qyteti përballet gjithashtu me probleme me krimin e dhunshëm.

Në qytet u vra javës që shkoi ne rruge, milioneri teknologjisë Bob Lee pronar i kompanisë së gjerë të pagesave CashApp, e cila dyshohet tashmë si atentat në lidhje me biznesin e tij.

Në vitin 2022 të paktën 500 njerëz kanë vdekur nga mbidoza në rrugët e San Francisco. Në vitin 2021, shifra ishte 641.